• |
ide | kryesore

Vrasja me snajper ende e pazbardhur, Taulant Balla dekoron drejtorin e policisë Vlorë për “merita për trimëri”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një javë pas atentatit mafioz në Vlorë, ku u ekzekutua me snajper 22-vjeçari Gëzim Sinomati, sot është shënuar një episod i tepërt e deri në kufijtë e qesharakes nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ai ka dekoruar për merita të veçanta për trimëri në luftën ndaj krimit drejtorin e policisë së qarkut Vlorë, Ermal Muçaj. Vlerësimi i është dhënë Muçajt gjatë ceremonisë për 111 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, që u zhvillua në Akademinë e Sigurisë.

Duket disi absurde se si mund të jepet një dekoratë e tillë kur para disa ditësh në mes të Vlorës ekzekutohet në mënyrë mafioze një i ri dhe autorët largohen nën hundën e policisë, djegin makinën dhe deri më sot s’dihet asgjë rreth tyre.

Me siguri që Taulant Balla do ketë pasur parasysh merita të tjera për Ermal Muçën, pasi nën drejtimin e tij dhe shefit të komisariatit Himarë, u përgatit arrestimi i Fredi Belerit me akuzën për blerje votash. Siç u mësua më pas gjatë procesit gjyqësor, Beleri ra në kurthin e ngritur prej të infiltruarit të policisë, Arsen Rama. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ka 100 mijë vota që ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale. Beteja e këtyre është me njëri-tjetrin. Akuzat që bëjnë këta ndaj njëri-tjetrit si këlyshë të Edi Ramës, janë beteja politike për sinorin e tyre të opozitës dhe vetëm kaq”, shpjegoi Alibali.

    1. Ne çdo artikull shkruan ti Lom Loqja i ores 13 :49 mos llap kot se e more Sufllqmutin per sot ,aty shkruhet per dekoraten qe ben Krimomafiozi Balla qe i dha Drejtorit te Qarkut te Vlores per merite qe arrestoi Fredi Belerin e ne nje kohe qe vritet ne mes te dites i riu 23 vjeçar e policia nuk behet fjale per ti kapur vrasesit e ky ministerleshi e dekoron me urdhrin e trimerise se Partise Rilindase ( Socialiste)

  2. Pse kur ka bere ndonje gje serioze Tao-Tao????? Ky edhe vet duket se qesh me veten,pa mire te tjeret qe qeshin me te!

    1. Për çfarë trimërie bëhet fjalë. Vlora ka qenë e do jetë qyteti i krimit r trafiqeve.
      Po sigurisht ka realizuar numrin e votave të vjedhura
      për këtë dekorohet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *