• |
ide | kryesore

“Prisja më shumë”: Deliallisi i pakënaqur me një pikë, Josa llogaritar: “Më mirë minimumi”

Sport
Josa



“Ndryshimi i raporteve në pjesën e dytë ishte i shpejtë dhe luajtëm në inferioritet shumë gjatë. Kur nuk merr maksimumin, duhet të marrësh minimumin”. Mirel Josa shtrëngon fort pikën e marrë kundër Erzenit, në atë 0-0 që në fakt nuk i bëri punë askujt. Tekniku i Laçit, në rezultatin e tretë pozitiv radhazi, përpiqet të bëjë kujdes me renditjen: “Kur i bën llogaritë si shkoi takimi dhe fazat e lojës si shkuan me prishjen e raportit numerik, mund të them se u kujdesëm për mbrojtjen – tha Josa -. Besoj se çdo trajner do të kujdesej në atë formë. Normalisht u prishën raportet, por fuqia sulmuese nuk ishte si duhet. Në fund, mund të bënim diçka, por futbolli i tillë është”.

Në ardhjet e janarit Josa ka parë të përforcohet vetëm me Prodanin, edhe pse emergjente kishte një sulmues. “Nuk mund të flas për përforcime, janë punë të klubit. Çdo trajner do lojtarë në skuadër, por kjo varet nga kushtet që kemi. Kemi marrë një lojtar, Prodani. Nëse do të kisha sulmues të mirëfilltë nuk do të përdorja Melon në qendër. Pra, po të kisha një sulmues tjetër do të ishte mirë”.

DELIALLISI: SI SHKOI, PRISJA MË SHUMË

“Nga mënyra se si shkoi ndeshja prisja më shumë. Intensiteti nuk më mjaftoi, sepse loja ecte me hapa të ngadalta”. Alfred Deliallisi e sheh gotën gjysmë bosh, pavarësisht se mori barazimin në shtëpinë e një rivali direkt për mbijetesë. Tekniku i Erzenit, duke parë si shkoi ndeshja, pretendonte më shumë e ndoshta kishte të drejtë, duke qenë se luajti në superioritet për 30 minuta. “Kam besim te kjo skuadër që kam krijuar – tha tekniku -. Por ne duhet të ulim kokën e të punojmë. Grupi është i rëndësishëm, harmoninë ta mbajmë në nivel të lart. Të bëjmë maksimumin”.

Lexo më tejI anulohet goli dhe luajti me 10 lojtarë, Laçi i pakënaqur me arbitrimin: Erzeni i shton një pikë vetes

Në fund edhe një paralajmërim për të gjithë kundërshtarët: “Në momentin që besojnë presidenti-trajneri-lojtarët në një linjë, puna shkon shumë qetë. Jam një njeri me këmbë në tokë dhe nuk mund të flas për gjëra të mëdha. Por nuk jam as inferior ndaj kundërshtari. Asnjë shenjë mbivlerësimi për skuadrën, por as nënvlerësim”, përfundoi Deliallisi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *