• |
ide | kryesore

Shkrumbohet banesa në Lezhë, shpëtojnë mrekullisht banorët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarret, zjarr, Lezhë



Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Kodhel, Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se familja prej pesë anëtarësh ka mbetur tashmë në qiell të hapur, pasi një shkëndije elektrike u dogji të gjithë banesën.

Djali i shtëpisë tregon momentet e para kur ranë flakët.

Sipas tij, zjarri ka nisur në tavan, ndërsa familjarët ndodheshin në gjumë dhe sapo kanë parë flaket kanë dale menjëherë jashtë banesës.

I zoti i shtëpisë Land Marku tha se banesën sapo e kishte ndërtuar dhe se tashme e gjitha është shkrumbuar.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në banesën e shtetasit L. M., ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur banesa ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shkëndijës elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndondhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *