• |
ide | kryesore

Deputetja e “opozitës” thotë se do donte të shihte Berishën dhe Bashën në Big Brother

Paparazzi



Deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj i është bashkuar Big Brother Vip si opinioniste, krah Arbër Hajdarit.

Ori Nebiaj ka treguar se si e pritën kolegët e partisë faktin që ajo iu bashkua këtij spektakli.

Ori Nebiaj: Sapo Lori Hoxha ma propozoi, me thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht.

Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konflikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë problematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të jem në parlament.

Po kolegët e partisë ç’të thanë?

Ori Nebiaj: Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist.

A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?

Ori Nebiaj: Nuk e di, mendoj se njëri…

Kë do të doje të shihje ti?

Ori Nebiaj: Pse jo të dy?

Opozita është në protestë që prej muajit tetor në parlament, ndërsa lideri i demokratëve është në arrest shtëpie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *