• |
ide | kryesore

Berisha: Opozita qëndron me dinjitet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha: Opozita qëndron me dinjitet



Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë sërish në dritaren e banesës së tij edhe pasditen e sotme dhe i është drejtuar simpatizantëve të tij që janë mbledhur në rrugën poshtë me një fjalim.

Gjatë fjalës së tij nga ballkoni i banesës, Berisha u shpreh se Shqipëria është mbuluar nga velloja e zezë e krimit, ndërsa shtoi se opozita qëndron me dinjitet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çdo natë ju mblidheni këtu në një betejë pa kthim në mbrojtje, para së gjithash të dinjitetit tuaj, të dinjitetit të njeriut. Mblidheni me guxim dhe dërgoni mesazhin më të rëndësishëm për çdo shqiptar, sepse jeta pa dinjitet është një shkretëtirë e vërtetë. Një komb pa qytetar dinjitoz është një komb i shtypur. Në këtë aspekt ju në këtë rrugicë mbroni dhe dinjitetin e kombit shqiptar karshi atyre që fjalën dinjitet e kanë një fjalë bosh, moralin e tyre kanë vjedhjen, drogën, krimin.

Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.

Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950.
Nuk ka protestë më kombëtare se protesta juaj. Nuk ka dëshmi më të qartë se sa dashuria juaj për kombin shqiptar.
Kjo protestë është dëshmi e dashurisë tuaj për Shqipërinë, sepse në këtë rrokullisje që ajo ka marrë, në këtë nënshtrim të saj nga aleanca e krimit, ju kërkoni ta ndalni. Ju kërkoni ta ngrini në këmbë. Ju kërkoni që Shqipëria të fitojë, të fitojnë shqiptarët.



7 Comments

  1. Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Nokën! Dalin pamjet nga pallati luksoz ku jeton në Tiranë, e bleu me 794 € m², por vlen 4.000 € m²,o serbi salih mos harro qe ky grup quhet Rithemelimi dhe jo opozita e vendit,me 47 burra e gra qe ishin sot nuk quhet opozite.tani shko ne prokurori se pastaj te fusin ne burg,por me sa duket ty te lerverdis qe te shkosh ne burg.

  2. Ti patronazhist i thuj skapit ;gërmo , gërmo se qënin e ngordhur do gjesh ! Kapeni njëher tigrin dhe tigrat e tjerë që ju ikën ! Kapni njëher dardhaxhinjt dhe mollaxhinjt dhe fiqaxhinjt e drogaxhiut tuaj ! Kapni ata vrasësat ,investitorët strategjik !Kapni ata që po e bëjn tok të djegur ,duke shpopulluar vëndin ! Sa më shumë gërmon skapi të gjej gjëlpërën në kashtë nga opozita e vërtetë,aq më shumë del zbuluar vet se çfar organi është !

  3. Uuuuuu robt ja u qifsha ju qe shani Berishen.a nuk keni sy, e vesh.uuù ju Carlo Bolino ja u qift çfar ju mban pragu i shpis.

  4. Ja si e shprehin kenaqesine kerrmat e mbetjeve komuniste., nga dritarja e banjos, cfar mllefi qe kane , Ajo eshte shtepi, e jo vile e bere me vjedhje e mashtrim sic e ka mafiozi hajdut e korruptonjes , drogmeni Rama. Deshtimin e keti komploti do e kini shume shpejt, pa u ngutur, lakrat e qelbura qe jane gatuar ne kazanet e mbetjeve kuqale do i hani vete me te gjithe shpuren tuaj te degjeneruar te ketij shtet gangsteresh.

  5. Ja si e shprehin kenaqesine kerrmat e mbetjeve komuniste., nga dritarja e banjos, cfar mllefi qe kane , Ajo eshte shtepi, e jo vile e bere me vjedhje e mashtrim sic e ka mafiozi hajdut e korruptonjes , drogmeni Rama. Deshtimin e keti komploti do e kini shume shpejt, pa u ngutur, lakrat e qelbura qe jane gatuar ne kazanet e mbetjeve kuqale do i hani vete me te gjithe shpuren tuaj te degjeneruar te ketij shtet gangsteresh.

  6. Paraqitu neser ne SPAK ! Nuk te han vetem hekurat do te hedhin !!!!! Kam 28 vite qe te mbeshtesja edhe pse disa gabime te tuat i shifja. Por kam 2 vjet qe nuk mund te fal se cfare i bere opozites dhe popullit tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *