• |
ide | kryesore

Video/ “Tirana është përgjithmonë”: tifozët e Romës e bëjnë Jose Mourinho të qajë

Sport, Video
Mourinho



“Faleminderit trajner, ju duam shumë. Tirana është përgjithmonë”. Këto janë mesazhet dhe fjalët e disa tifozëve verdhekuq që kanë bërë Jose Mourinho të përlotej në daljen nga Trigoria. Verdhekuqtë nuk e harrojnë trofeun e Conference League të fituar në kryeqytetin tonë dhe sapo kishin marrë lajmin për shkarkimin e Mourinho, kishin dalë për ta përshëndetur. Special One, dukshëm i emocionuar, arriti vetëm të përgjigjej: “Faleminderit djema”.

Pas rreth dy vitesh e gjysmë, aventura e portugezit Mourinho në pankinën e Romës mori fund. Dy finale europiane (Conference League dhe Europa League), një trofe i fituar (Conference në Tiranë) dhe një entuziazëm të madh të rikthyer në ambjentin verdhekuq. Romanët në fakt janë të ndarë. Nga njëra anë janë mbështetësit e shkarkimit të Special One, për shkak të një paraqitjeje të papranueshme të skuadrës. Nga ana tjetër janë mbështetësit e Mourinho, që identifikojnë te lojtarët dhe klubi përgjegjësit kryesor për periudhën negative.

Friedkins, ndërkohë që bënin zyrtare ardhjen e teknikut të ri De Rossi anuluan stërvitjen. Pa trajner dhe staf teknik (ende), lojtarët e Romës u lanë pushim në mëngjes, ndërsa stërvitjet e planifikuara për këto orë u shtynë për pasdite.

Lexo më tej“Mourinho i pambrojtshëm, shpenzoi 900 milionë për asgjë”: sulm frontal i Criscitiello ndaj Special One

Në Trigoria në fakt u përjetua një situatë surreale. Fushat sportive ishin bosh, me gjithë vëmendjen të mbledhur te portat. Furgona të ndryshëm policie u vendosën në hyrje të qendrës sportive dhe mediat me kamera në supe ishin gati për të kapur çdo lëvizje brenda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *