• |
ide | kryesore

Shisnin kánabis në Berat, arrestohet 39-vjeçari dhe një tjetër person vihet nën hetim

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Një 39-vjeçar është arrestuar për shitje kanabis dhe një 40-vjeçar është vënë nën hetim. Në kudër të megaoperacionit “Tempulli” u bë e mundur gjetja e një sasie lënde kanabisi në banesën e 39-vjeçarit E. K, ndërsa në banesën e të proceduarit R. K, u gjetën pesë fishekë armë gjahu.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas të dy banues në Roskovec bashkëpunonin për të siguruar sasi të lëndës kanabis e cila më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e policisë, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *