• |
ide | kryesore

Amnesty denoncon Superkupën në Arabi: imazh i turpshëm ndërkombëtar i Lega Serie A

Sport
Amnesty



Amnesty International ka denoncuar publikisht vendimin e Lega Serie A për të organizuar Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite, një vend që minon liritë individuale dhe të drejtat e njerëzve. Ditën e djeshme, në fakt, në Arabinë Saudite ka nisur Superkupa e Italisë në formatin Final Four. Ndeshja e parë, mes Napolit dhe Fiorentinës, përfundoi 3-0 për skuadrën e teknikut Mazzarri përballë një publiku të pakët dhe të painteresuar.

Organizata humanitare Amnesty International ka shfrytëzuar rastin për të denoncuar edhe një herë faktin se Lega Serie A ka vendosur të organizojë eventin në Riad, në një vend që në mënyrë famëkeqe shtyp liritë dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë atje. Amnesty më pas thekson se si Superkupa është një mundësi për sauditët që të bëjnë ‘greenwashing’ e publicitet fals.

IMAZH I SHËMTUAR I FUTBOLLIT ITALIAN

Të njëjtat akuza padyshim janë bërë edhe ndaj La Liga, duke qenë se edhe Superkupa e Spanjës është luajtur në Arabi. Por dallimi mes ndeshjeve spanjolle dhe italiane është në tribuna. Kishte pak më shumë se 9000 spektatorë që shikonin Napoli-Fiorentina, të mërzitur dhe ndoshta të paguar për të qenë prezent. Një figurë e shëmtuar për futbollin italian, që dëshmon për të gjithë mungesën e tërheqjes së skuadrave të tyre jashtë vendit.

Kuptohen arsyet (ose më saktë paratë) për të cilën është bërë kjo, por kur çdo tifoz ka shprehur pakënaqësinë, rrjedhimisht edhe mungesën e tyre, të vjen e natyrshme pyetja nëse nuk ia vlente realisht që ndeshjet të bëheshin në Itali. Por për të cituar fjalët e Curva Fiesole: “Nuk është një pozicionim, por thjesht një ndjesi arsyeje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *