• |
ide | kryesore

Video/ Nga Ferri në Parajsë, me 5 minuta ndërprerje: Milan përmbys Udinesen në shtesë me Jovic e Okafor

Sport, Video
Milan



Milan mposhti Udinese 3-2 në javën e 21 të Serie A. Kuqezinjtë iu rikthyen fitoreve në Udine pas më shumë se tre vitesh dhe vazhdojnë ndjekjen ndaj Juventus dhe Inter. Ndeshja e Friuli ishte plot emocione. Në pjesën e parë Samardzic iu kundërpërgjigj Loftus-Cheek, para se në pjesën e dytë Thauvin të përfundonte kthesën në favor të vendasve. Diferencën e bënë zëvendësimet e teknikut Pioli, që vendosën ndeshjen. Fillimisht Jovic gjeti golin e barazimit me kokë, pastaj Okafor përfundoi rikthimin pas zhvillimit të një këndi, në shtesë të plotë. Rezultati i gjashtë i dobishëm radhazi për kuqezinjtë.

EPISODI I RACIZMIT

Milani arrin dhe kapërcen Udinese në 13 minutat e fundit të një ndeshje që u duk e humbur. Kuqezinjtë shënojnë suksesin e katërt radhazi në kampionat në një ndeshje që fatkeqësisht do të mbahet mend si ajo e episodeve të racizmit drejtuar Maignan nga tifozët friulian. Thirrjet dhe ulërimat e tyre çuan në ndërprerjen e ndeshjes në pjesën e parë për pesë minuta. Maignan u largua nga fusha, u fut në tunelin e dhomave të zhveshjes, i ndjekur më pas nga pjesa tjetër e ekipit dhe tekniku Pioli.

PËRMBYSJA VENDIMTARE

Ndeshja, për sa i përket fushës, pa avantazhin e Loftus-Cheek, përmbysjen bardhezi me Samardzic e Thauvin, e pastaj përmbysjen e dytë vendimtare me Jovic në minutën e 83′ dhe golin që vlen tre pikët nga Okafor në minutën e 93′. Siç ka ndodhur në raste të tjera këtë sezon, kuqezinjtë luajtën një nivel të mirë në pjesën e parë. Ata ranë dukshëm në pjesën e dytë plot gabime teknike, por arritën të gjenin një goditje të dyfishtë në minutat e fundit falë zëvendësimeve të teknikut Piolit. Milan forcon edhe më tej një vend të tretë që ishte solid që më parë.

Serie A Italy

Roma 2-1 Verona
Udinese 2-3 AC Milan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *