• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të ulta

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit: Kohë e kthjellët dhe e ngrohtë



Një masë ajri e ftohtë me origjinë veriore do të përfshijë vendin tonë duke bërë që moti i kthjellët, por relavisht i ftohtë të jetë dominant.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezent deri pas mesdite kur shfaqen vranësira të cilat më të dukshme paraqiten në zonat malore, por nuk priten reshje. Do të rikthehen problemet e ngricave ne akset rrugore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga – 6°C deri në 12 °C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Vijon moti i qëndrueshëm në republikën e Kosovës, duke sjellë kryesisht kthjellime dhe vranësira të pakta. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore, por nuk priten reshje. Problematike do të jenë ngricat në akset rrugore për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi maksimale 40 km/h nga drejtimi verilindor.

Maqedonia e Veriut

Moti relativisht i ftohtë që ka përfshirë gadishullin e Ballkanit vijon ndikimin e tij edhe në republikën e MV duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët, por i ftohtë do të jetë dominant. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e MV. Temperaturave e ajrit do të pësojnë sërish rënie në orët e mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 10°C vlera më e lartë në rang territori. Lagështia e lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Europa

Europa qendrore si edhe vendet Nordike do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura dëbore, situatë kjo, si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone të Europës.

Vranësira, rrebeshe shiu shoqëruar me stuhi të forta ere do të kenë ishujt Britanikë dhe brigjet e deti të zi. Përsa i përket: gadishullit Skandinav, gadishullit Iberik si edhe gadishullit të Ballkanit do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *