• |
ide | kryesore

Dëshmoi për çështjen ‘Partizani’, shqyrtohet sot ankimimi i Berishës për masën ‘arrest në shtëpi’

Lajme, Të fundit
Gjykata



Ditën e djeshme ish-kryeministri, Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK, si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ndërsa do të mbahet sot seanca për ankimimin e masës ‘arrest shtëpie’. Seanca gjyqësore në Apel për ankimimin e Berishës do të zhvillohet në orën 9:00.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30 dhjetor, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonait. Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.



2 Comments

  1. edvin jevgjiti,per te gjitha te zezat qe i ka bere ketij kombi,meriton 100 burgime te perjetshme e keto ne regjimin 42bissss.prejardhjen e ketij monstre e di gjithe populli.Si daja ashtu edhe i ati,kriminel.edhe ky bashkpunetore i sigurimit te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *