• |
ide | kryesore

Ekzekutimi misterioz, si u fut në kurth shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijojnë hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedaj, ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar bisedat, profilet sociale dhe tabulatet telefonike të kopshtarit shqiptar, si dhe kanë ekzaminuar ambientet në zonën rrëzë kodrës që ai frekuentonte, për të kuptuar se kush duhet ta takonte atë, atë pasdite dhe të konfirmojnë për “jetën e dyfishtë” të viktimës.

Në vendngjarje, ka mbërritur edhe RIS për të analizuar vendin e krimit dhe makinën e viktimës. Specialistët e Departamentit të Hetimeve Shkencore nisën një analizë të plotë të vendit ku u vra brutalisht Dedja, më 20 janar 2024. Zona ku u gjet Mercedesi B-Class i Dedjes ishte nën kontroll dhe pak më larg kufoma e 39-vjeçari shqiptar, viktimë e rreth 20 plagëve me thikë, një prej të cilave fatale pasi i ka shpuar mushkëritë.

Hetuesit do të fokusohet kryesisht në kërkimin e gjurmëve të vrasësit në zonën përreth, por do t’i kushtojë vëmendje të veçantë pjesës së brendshme të Mercedes B-Class. Duke pasur parasysh se zona është e aksesueshme për publikun prej më shumë se një javë, hetimi bëhet më komplekse, por hetuesit synojnë të ngushtojnë hipotezat duke u fokusuar te automjeti.

Ndërsa Ris kërkon në pyll për të gjetur armën e krimit dhe çelësat e makinës, hetuesit përpiqen të rindërtojnë dinamikën e vrasjes. Hipoteza kryesore për momentin është se bëhej fjalë për një krim seksual ose pasioni. Zbulimi i trupit me pantallona të ulura dhe plagët e shumta me thikë të shkaktuara me furi tregojnë për një krim të kryer në sulm xhelozie apo hakmarrjeje. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person (grua apo burrë) që me sa duket e njihte, i cili ka vepruar si karrem, për një takim intim, ndërsa vrasësi ishte fshehur në shkurre gati për të goditur.

Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39-vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”. Gruaja dyshoi për diçka, aq sa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar të njohurit e të shoqit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *