• |
ide | kryesore

Tavani i galerisë zë nën vete minatorin 52-vjeçar në Bulqizë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tavani i galerisë zë nën vete minatorin 52-vjeçar në Bulqizë



Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në minierën e Martaneshit. Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “Ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi O.H 52 vjeç, banues në Mat, gjatë punës në një subjekt minerar në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë, duke i shkaktuar frakturë në këmbë. Ky shtetas ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *