• |
ide | kryesore

Opozita paralajmëron protestë, do të zhvillohet para Kuvendit të hënën

Lajme, Të fundit



Të hënën opozita do të zhvillojë një protestë para Kuvendit. Protesta do të mbahet në orën 16:30.

Arsyet e kësaj proteste mësohet se përjashtimi i deputetëve të opozitës, mosngritja e komisioneve hetimore parlamentare dhe mosndryshimi i përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Lajmin e protestës e ka konfirmua deputeti, Flamur Noka në emisionin “Now” në euronews.

“Kanë përjashtuar zonjt deputete, sepse ky regjim nuk pranon që ti të protestosh në mënyrë shumë të thjeshtë me pankarta në dorë. Atëherë çfarë do bëjmë. Ne do të thërrasim një protestë të hënën në orën 16:30 tek Parlamenti, do të jetë një tjetër protestë.

Një protestë tek Parlamenti, për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë. Diversifikimi është do ta nisim aty, do të bëjmë protesta të tjera, drejt mosbindjes civile. Çdo aktivitet ditor do ta ketë mbylljen te Parlamenti i Shpresës. Ne do të zbatojmë çdo lloj pike të protokollit të mosbindjes civile”, tha Noka.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *