• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnjë, plagoset rëndë një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur rreth orës 11, pranë fshatit Barbullinjë në Lushnjë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një furgon mallrash dhe një fuoristradë tip “BMW”. Sipas policisë, mjeti fuoristradë i ka prerë rrugën furgonit në kohën kur fuoristrada ka dalë nga një biznes në anë të rrugës. Drejtuesi është futur menjëherë në rrugën kryesore, duke shkaktuar kështu përplasjen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i fuoristradës është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkohë, drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje nga policia për sqarimin e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *