• |
ide | kryesore

Luftë mes Barcelonës e Real, Ancelotti i përgjigjet akuzave të Xavi: “Nuk ulem në këtë lloj niveli”

F1, Sport, Video
Ancelotti



El Clasico luhet edhe jashtë fushës. Sfida e fundit mes Real Madrid dhe Barcelonës, në fakt po zhvillohet në distancë dhe “po e luajnë” dy trajnerët. “Topin e parë” e nisi Xavi, trajneri blaugrana, i cili komentoi në mënyrë polemike episodet e arbitrimit të Real-Almeria: “Po të flas, do të më skualifikojnë. Por e gjithë bota e ka parë…”. Disa madje folën për një kampionat “të trukuar”, insinuatë të cilës Ancelotti iu përgjigj menjëherë: “Unë jam profesionist dhe si i tillë nuk dua të ulem në këtë lloj nivele”.

EPISODET E REAL-ALMERIA NDEZËN POLEMIKAT

Sa për kujtesë, gjithçka nisi nga Real Madrid-Almeria, një ndeshje e fituar me përmbysje (3-2) nga Blancos. Një fitore, megjithatë, që shkaktoi shumë diskutime për shkak të sjelljes së arbitrit dhe VAR-it. Gjyqtari i ndeshjes shkoi tre herë në monitor për të shqyrtuar po aq episode të dyshimta. E në të tre rrethanat, ai ndryshoi vendimin e tij duke i fishkëllyer në favor të Real Madrid. Në veçanti, goli i barazimi provizor 2-2 i shënuar nga Vinícius (së pari u anulua dhe më pas u vërtetua) ndezi polemika.

Lexo më tejVinicius gol me krah, Almerias i anuloi golin. Plasin akuzat ndaj Real, ndërhyn Xavi: “Diçka nuk shkon”

XAVI SULMOI, ANCELOTTI PËRGJIGJET

Edhe tekniku i katalanasve Xavi u ankua për menaxhimin e ndeshjes nga arbitri: “Nëse ne (trajnerët) flasim, ata na skualifikojnë. Por e gjithë bota e pa… Unë tashmë e thashë kundër Getafes se kishte diçka që nuk shkonte”. E tani ka mbërritur përgjigja e italianit Ancelotti, i cili në një konferencë për shtyp në prag të derbit me Atletico iu përgjigj ashpër trajnerit katalanas dhe atyre që flasin për një kampionat të “trukuar”: “Unë jam profesionist dhe si i tillë nuk dua të ulem në këtë lloj niveli. Për respekt të futbollit spanjoll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *