• |
ide | kryesore

Zbardhet plagosja e shqiptarit në Athinë, dy të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjecarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht në lagjen “Ampelokipo” të Athinës.

Nga të shtënat me armë atë ditë, mbeti e plagosur edhe një 20-vjeçare greke. Zeneli mori një plagë në shpatull, ndërsa grekja, e cila u plagos rastësisht, mori plagë në kofshën e djathtë.

Pas 5 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga 35-vjeçarin shqiptar Arbi Shkurtaj si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, 35-vjeçari Shkurtaj ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij.

35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë, e si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe një greke 20-vjecare, e cila ishte kalimtare e rastësishme. Arbi Shkurtaj ka dashur të qëllojë ndaj Eraldi Curës, 30 vjeç, por ka plagosur Jorgo Zenelin.

Pas identifikimit të autorit, policia nisi operacionin për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të mjetit i janë gjetur dhe sekuestruar një përforcues metalik grushti dhe 2.2 gram marijuanë. Në banesën e tij, ku qëndronte bashkë më një 30-vjeçar shqiptar, i quajtur Dorian Shkurtaj, janë gjetur dhe sekuestruar 40 kg marijuanë si dhe 13.235 euro. Në pranga u vu dhe shoku i tij, Dorian Shkurtaj.

Sic informon policia greke, dy të arrestuarit janë persona me precedentë të shumtë penalë. Ndërkohë Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona, rezulton me precedentë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe ndodhej në masën “detyrim paraqitje” në momentin e plagosjes, ndërkohë që më parë ka qenë dy herë i deportuar nga policia greke.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *