• |
ide | kryesore

Dani Alves, nis gjyqi për përdhunim: mbrojtja kërkon anulimin për dënim mediatik

Sport
Dani



Nis sot në Barcelonë gjyqi për përdhunim ndaj brazilianit Dani Alves. Ish-mbrojtësi i Barcelonës akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze në banjën e një klubi nate në qytetin katalanas në dhjetor 2022. Për brazilianin, Prokuroria kërkon 9 vjet burg dhe pagesën e dëmit 150.000 euro. Nga ana tjetër, 12 vjet (dënimi maksimal) është kërkesa e palës civile. Seksioni 12 i Gjykatës së Barcelonës rezervoi tre ditë gjykim për brazilianin, i mbajtur në paraburgim që nga 20 janari 2022, kur u arrestua pasi një vajzë 23-vjeçare e akuzoi atë se e kishte sulmuar seksualisht dhe dhunshëm natën e 30 dhjetorit 2022.

VERSIONET E NDRYSHUARA NGA DANI ALVES

Dani Alves ndryshoi versionin e tij të ngjarjeve disa herë. Ai fillimisht mohoi faktet dhe më pas pretendoi se ishte një marrëdhënie konsensuale. Avokatët mbrojtës të futbollistit, Ines Guardiola dhe Miraida Puente Wilson, kërkojnë lirimin e Alves. Ata argumentojnë se nuk ishte përdhunim dhe se marrëdhënia ishte konsensuale. Në rast dënimi, mbrojtja kërkon rrethana lehtësuese për gjendjen e dehur të futbollistit si dhe pagesën për dëmin, pasi Dani ka paguar tashmë 150.000 euro të vendosura nga gjyqtari hetues si depozitë për dëmshpërblim. Nuk përjashtohet një marrëveshje për pranimin e fajësisë së dënimit.

Lexo më tejLëvizja e fshehtë e Dani Alves: 150 mijë euro viktimës së pretenduar për të ulur dënimin

Sipas prokurorit, Dani Alves e ka ftuar të renë dhe miqtë e saj për të pirë shampanjë në një dhomë private të klubit të natës dhe pasi ka biseduar dhe kërcyer, rreth orës 3.20 të mëngjesit e ka joshur viktimën në një banjë private. Përballë rezistencës dhe lutjeve të vajzës për ta lënë të ikte, ai e goditi me shuplakë dhe e përdhunoi.

KËRKESA PËR ANULIMIN E GJYKIMIT PËR SHKAK TË DËNIMIT MEDIATIK

Mbrojtja e futbollistit Dani Alves, i akuzuar për përdhunim, kërkoi sot në sallën e gjyqit në Barcelonë anulimin e gjykimit që sapo kishte filluar. Sipas mendimit të tyre motivi është “gjyqi paralel në media”, që ka cënuar prezumimin e pafajësisë së klientit. Gjatë fazës së pyetjeve paraprake, avokati mbrojtës, Ines Guardiola, i dorëzoi gjykatës një dosje me 450 lajme mbi çështjen. Ata theksuan se ato kanë shkaktuar “një rrjedhje të vazhdueshme” informacioni” për ta paraqitur zotin Alves si agresor seksual, i destinuar për dënim publik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *