• |
ide | kryesore

Serbët bllokojnë kalimin e automjeteve shqiptare në Merdarë, paralajmërojnë konflikt

Lajme, Të fundit



Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës. Lajmi është bë i ditur nga RTS.

“Sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez. Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tri orë përkatësisht nga ora 12.00 deri në ora 15.00 dhe do të vijojë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që përjetojnë serbët dhe jo-shqiptarët është bërë i padurueshëm dhe shumë afër është edhe konflikti me pasoja të paparashikueshme“, thuhet në njoftimin e Shoqatës së personave të zhvendosur serb , të tubuar në këshillin iniciues të serbëve të Podujevës dhe Kosovës.

Ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së Serbisë që urgjentisht të ju dërgojnë njoftim të gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit dhe terrorit ndaj serbëve.



4 Comments

  1. Sh mire e keni.se ju mbron SHBA ,Be.
    Ata qe ju rrine lepe peqe i penalizojne ,ju qe sdoni ti shifni me sy ju mbrojnë.

    1. Ashtu eshte kur nuk eshte shtet Shqiperia.

      Po te ishte shtet Shqiperia nuk do e rruante njeri per BE-ne dhe SHBA-ne.

    2. SHQIPTARET ASNJEHER SKAN KERKUAR KONFLIKT ME ASNJE POPULL PO ASHTU DHE ASNJE POPULL NUK DON LUFT LUFTEN NE BALLKAN PO E NXISIN LIDERSHIPI SERB POR KAM BINDJE SE SHUM SHPEJT POLLI SERB DO COHET DHE TA ZHDUK ATE LIDERSHIP DJALLZOR QE U BE SHKAKU DY LUFTRAVE BOTERORE ,TE TRETEN BESOJ SE DO TI ELIMINOJN KET BAND KRIMINELASH PA ARRITUR TE BEHEN SHKAKTAR DHE SHPETOJN SI POPULL

  2. per craf terori flasin keta. Te kuptojn terrorin duhet ta provonin te ishin njeher ne anen e kundert te Miloshevicit, ta provonin njeher ne lekuren e tyre dhe te familjareve te tyre dhe pastaj flasim per terror. Ropqira kafsh ngelen , njerez barbar, vetem dhunen kuptojn me keq se kafshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *