• |
ide | kryesore

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë

Lajme, Të fundit



Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë paradite marrëveshjen për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, teksa ka qenë ministri i punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani të cilët kanë nënshkruar.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkruan Rama në Facebook.

Kështu, në sajë të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët do të përfitojnë ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Sigurimin e papunësisë.



3 Comments

  1. Akoma më përrallën e kontributeve në Shqipëri!!!
    Nuk mund të marrë përsipër Italia kontributet shqiptare që janë hiç në krahasim me kontributet e tyre. Me njëzet vjet kontribute në Shqipëri merr pension 100 mijë lekë.
    Në Itali me po këto vite merr 450 €.
    Pra mendoni që t’i pesëfishohet ai pension ,pra do t’i shtohen në Itali!!!
    Italia luan me keq se Rama.
    Duan të zbusin shqiptarët për ata mijëra emigrantë që do t’i përplasin në Shëngjin e Gjadër.
    Dhe Rama si bastard që është do trumbetohet që më marrëveshjen e emigrantëve fituan pensionet 500 mijë bashkëatdhetarë tanë Itali!!
    Se ku e gjetën këtë numër hajd e mere vesh.
    Dhe shqiptarët si inteligjentë që janë i besojnë!!!

  2. MISEN E BEN BUALL EDI RAMA !MARJA E PENSIONE NGA ITALIA DUHET TE ISHTE ZGJIDHUR VITE ME PARE !REKLAMA VETES PER HIC GJE! THJESHT SHIKO CFARE BEJME NE ! thotë:

    Kjo eshte nje gje normale MOS U FRYNI SHUME SE CFARE BETE !NE MAREDHENIE NORMALE MIDIS SHTETEVE NJOFJA E PENSIONEVE DHE TERHEQJA KUDO QE NDODHESH NUK DUHET TE KETE PENGESE SI GJITHMONE KETO I FRYJNE NJE PUNE TE VOGEL E BEJNE SIKUR FUTEN SHQIPERINE NE EUROPE QE KANE ME SHUME SE 10 VJET VETEM E GJUAJNE ME GURE SE NUK DUAN. KURSESI QE TE FUTEMI NE EUROPE !THJESHT DO TE KONTROLLOHESHIN. DHE NUK DO TE VIDHNIN !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *