• |
ide | kryesore

Në Spanjë të sigurtë, Milan ka një garë me Bayer Leverkusen: Lopetegui për pankinën

Sport
Lopetegui



Milani vazhdon të reflektojë për të ardhmen e Stefano Pioli. Klubi po punon për alternativat e mundshme për pankinën dhe një emër i ri vjen nga Spanja. Sipas Relevo, në fakt, kuqezinjtë po mendojnë për Julen Lopetegui, i lirë që nga vera e kaluar pasi e ndërpreu kontratën me Wolverhampton para kohe. Spanjolli së fundmi ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Arabia Saudite.

Lopetegui vlerësohet veçanërisht nga drejtuesit kuqezinj për aftësinë e tij për të punuar me të rinjtë me perspektivë të madhe, por në të njëjtën kohë të mos lërë rezultatet në plan të dytë. Nuk është rastësi që për të është interesuar edhe Bayer Leverkusen, i cili tashmë po mendon për situatën pas Xabi Alonso.

Lexo më tej: Prapaskena, Conte i është vetëofruar Barcelonës: i preferuari i blaugranave është Klopp

Në palmaresin e tij përfshihen dy kampionate evropiane të të rinjve me kombëtaren spanjolle (Under 19 në 2012 dhe Under 21 në 2013) dhe Europa League e fituar me Sevilla në gusht 2020, në finalen kundër Inter të drejtuar në atë kohë nga Antonio Conte. Pikërisht kur u mësua se tekniku italian iu vetëofrua Barcelonës, Milan ka lëvizur duke spostuar vëmendjen nga Lopetegui. Taktikë apo zgjedhje, mbetet për tu parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *