• |
ide | kryesore

Balliu depoziton në SPAK kallëzim penal ndaj Veliajt

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpërdorim detyre për taksën e shkollës.

Balliu theksoi se paratë që do të shkonin për investime në kopshte dhe shkolla kanë shkuar te inceneratori.

“Po bëhet 9 vite me këtë taksë. Me këtë taksë supozohej të paguheshin për shkolla të reja. Veliaj deklaron se do të ndërtojë shkolla dhe asgjë ska bërë. Paratë e taksës së infrastrukturës së shkollës kanë shkuar te inceneratori i Tiranës. Ka shkolla që janë ndërtuar me këtë taksë, por një pjesë tjetër ka shkuar për inceneratorin dhe te xhepi i Velijat. Kallëzimi bëhet për shpërdorim detyre dhe. Zona e Astirit nuk ka as shkolla dhe as kopshte. Një familje që ka një biznes, e paguan këtë taksë, por s’ka asnjë shkollë afër. Është taksë antikushtetuese. Të hetohen paratë që kanë shkuar te inceneratorët,” tha Balliu.



5 Comments

  1. Po ku padisni, ke padisni,ku i coni padite, ne konservimim . Mire behet qe problemi egziston, e qe duket qe ka abuzim me premtimet, fondet e angazhimin per ate zone, por,a e dini se kjo bande shtetaresh thone,, pushteti jemi ne, e keshtu qe per ta, ska as ligj e kushtetute, por kane dhunen e partise e te diktatorit.E ne, presim nga nje organ qe u ngrit me shprese, qe populli ti thoshte,,,sssssss kapee, por cfare kapen, e cfare kapin, vetemssssssskapin qe i thote pronari i pushtetit.Mjere ne, dhe kush mba shprese te qente e ngordhur.

  2. “Partia Demokratike u krijua si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë. Sot bashkë bëhen vetëm ata që kanë dosje dhe u rrezikohet jeta dhe karriera politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *