• |
ide | kryesore

Derbi Dinamo-Partizani i rëndësishëm për Final Four: Tirana e Vllaznia me sytë nga Durrësi

F1, Sport
Final Four



Me Egnatian tashmë të shkëputur në krye të renditjes, tre vendet e tjera të Final Four duhet të forcojnë pozitat në raport me ato skuadra që kërkojnë të përfshihen në garë. Ashtu si Laçi, por që ka detyën e vështirë të shkojë të fitojë në shtëpinë e Egnatias kryesuese. Josa me 27 pikë nuk ka rrugë tjetër për tu afruar me vendin e katërt, për momentin 6 pikë larg.

Të shtunën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, por në orën 17.00: Vllaznia e vendit të tretë do të presë në shtëpi Teutën. Nuk është ndeshja më e thjeshtë, sepse durrsakët, pasi i ikën vendit të fundit, duan të dalin nga zona e rënies. Në Loro Boriçi, kuqeblutë e Osmanit duan të shtrijnë më tepër serinë pozitive prej 8 ndeshjesh dhe me 34 pikë mund të shpresojë kapjen e Partizanit me një kombinim rezultatesh.

Të kuqtë janë të impenjuar në ndeshjen më të rëndësishme të javës, derbin e kryeqytetit me Dinamon, por që do të luhet në Durrës. Shehi nuk fiton prej 3 javësh në kampionat dhe është koha e duhur për tu kthyer te fitorja. Vetëm se Mehmeti me 28 pikë e një ndeshje më shumë për të luajtur është në sprint të plotë drejt arritjes së një vendi në Final Four. Nëndetësja nuk ka fituar në këtë sezon asnjë ndërqytetase deri tani dhe ndoshta është moment i duhur.

SUPERIORE, JAVA E XXIII

10/02/24
Egnatia         13 : 30 Laçi
Vllaznia        17 : 00 Teuta
Dinamo        17 : 00 Partizani
11/02/24
Skënderbeu 17 : 00 Kukësi
Tirana           17 : 00 Erzeni

Të dielën do të kompletojnë javën sfida mbijetesë mes Skënderbeut e Kukësit, me të parët që duan të dalin nga territori i minuar dhe verilindorët që nuk duan të humbasin trenin e skuadrave. Debuton në pankinën e Erzenit ndërkohë Skerdi Bejzade, që zëvendësoi Alfred Deliallisin, i emëruar drejtor sportiv, por në një transfertë shumë të vështirë si ajo me Tiranën, që kërkon tani ti japë vazhdimësi rezultateve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *