• |
ide | kryesore

Video/ Carës i anulohet goli, përjashtohet Vila: Dinamo përmbys Partizanin, fitorja e parë në 15 vjet në derbi

F1, Sport, Video
Dinamo



Dinamo ka triumfuar 2-1 në derbin me Partizanin, duke ardhur nga disavantazhi. Suksesi i parë i skuadrës së Dritan Mehmetit në një derbi në këtë sezon. Futet në telashe skuadra e Orges Shehit me vetëm një fitore në 12 javët e fundit të kampionatit. Të kuqtë arrihen nga Vllaznia në vendin e dytë, ndërsa nëndetësja kërcënon vendin e katërt të Tiranës.

E të mendosh që në pjesën e parë Partizani u duk dominues. Shehi preferoi të luante me dy qendra, Mba e Skuka dhe pikërisht nigeriani shënoi golin e avantazhit për të kuqtë. Një spastrik i gabuar nga mbrojtja dinamovite i dha mundësinë Mba të shënonte brenda zonës në minutën e 10′. Dinamo u mundua të reagojë me Zabërgjën e Vilën, por pa mundur t’i krijojë probleme të mëdha Hoxhës. Partizani mund të kishte siguruar rezultatin në minutën e 21, kur një kundërsulm i nisur nga Mba u finalizua nga Cara. Gëzimin e sulmuesit e mbyti kontrolli në VAR që dalloi një faull të Mba në nisje të aksionit.

PIKA E KTHESËS

sepse Partizani u lëshua në kohën kur Dinamo rriti lojën. Skuadra e Mehmetit trembi me Denison në fundin e pjesës së parë dhe bëri keq me Kaçorrin në fillimin e së dytës. Sulmuesi shtyu në rrjetë në minutën e 56′ topin e grushtuar nga Hoxha në goditjen e Markut, tepër aktiv në këtë pjesë loje. Shehi e ktheu skuadrën në 3-5-2, duke i dhënë debutimin Mikulic, por gjërat morën për keq. Zabërgja dribloi kroatin dhe vertikalizoi për Qefalian që e ktheu në qendër për Lorenco Vilën që nuk gaboi. Festë me heqje fanelle për ish-Teutën, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht kur pa asistentin të anulonte golin. Trishtim që u zbeh vetëm nga kontrolli me VAR që i dha vlerën golit të sulmuesit, duke konfirmuar pozicionin e rregullt të Qefalias, në vertikalizimin e Zabërgjës.

Kacori goal, Dinamo-Partizani
byu/Albaniafootball insoccer

31 pikë për Dinamon, -2 nga Tirana, por me një ndeshje ende për të rikuperuar. Mehmeti tani shpreson, sidomos pas fitores së parë ndaj Partizanit, që mungonte nga viti 2009, edhe atëherë 2-1. Të kuqtë arrihen nga Vllaznia por mbeten të dytët, pavarësisht se shifrat tregojnë një krizë të vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *