• |
ide | kryesore

Inzaghi, i skualifikuar, theu rregulloren: telefonata misterioze që ndryshoi Roma-Inter

Sport
Inzaghi



Pas një pjese të parë “të pashikueshme” (për të cituar Bastonin) Inter ngriti kokën në pjesën e dytë dhe rikuperoi ndeshjen që dukej në kontrollin e verdhekuqve. Në pushim ndodhi një mrekulli e vërtetë, me lojtarët që u kthyen në fushë me një qëndrim tjetër. Merita e zëvendëstrajnerit Farris që drejtoi skuadrën në mungesë të të pezulluarit Inzaghi? Jo, trajneri piacentin i dha udhëzime shumë specifike skuadrës së tij në dhomat e zhveshjes, por nuk është e qartë se si.

NJË TELEFONATË TË ZGJAT JETËN

Një reklamë e vjetër thoshte piëkrisht këtë. Në këtë rast nuk zgjati jetën, por avantazhin e pikëve ndaj Juventus të vendit të dytë. Por çfarë ndodhi në të vërtetë? La Gazzetta dello Sport tregoi për një Inzaghi të nervozuar në tribunën e shtypit. Tekniku gjatë gjithë pjesës së parë bërtiste “të pestët, të pestët” (duke iu referuar anësorëve të mesfushës Darmian dhe Dimarco), por me kë po fliste?

E më pas erdhën deklaratat e Bastonit pas ndeshjes, dhënë për Dazn: “Një pjesë e parë e pashikueshme, nuk ishim ne nga pikëpamja teknike, fizike dhe mendore. Ne u futëm në fushë keq dhe ata na hëngrën për një pjesë loje. Në pushim trajneri na mori me vivavoce në dhomën e zhveshjes dhe na tha se thjesht duhej të ishim ne”. Deklarata naive të mbrojtësit zikaltër që nuk marrin parasysh se rregullorja e ndalon një trajner të skualifikuar të komunikojë, në asnjë mënyrë, me ekipin e tij.

SHPJEGIMI I FARRIS

Për këtë arsye, ndihmëstrajneri Farris ka dashur të shuajë polemikat në konferencën për shtyp duke shpjeguar: “Inzaghi komunikonte vetëm me ne stafin që vepronim si ndërmjetës, pa video thirrje”. Çështja u mbyll? Vështirë të mendohet se nuk do të flitet në ditët në vijim, duke pasur parasysh edhe dyshimet për golin e Acerbit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *