• |
ide | kryesore

“I sëmurë e i dobësuar, shtyu rikthimin në Itali”: çfarë po ndodh me Osimhen

Sport
Osimhen



Pas humbjes në finalen e Kupës së Afrikës, nigerianët Lookman dhe Chukwueze priten sot në Itali. Të dy lojtarët do të thirren rregullisht nga Atalanta dhe Milan përkatësisht për ndeshjet e kampionatit. Ai që ende nuk është parë është Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ka shtyrë fluturimin e kthimit për të premten, apo edhe të shtunën në mëngjes. Shanset për ta parë atë në fushë të shtunën në ndeshjen kundër Genoas janë zvogëluar gjithnjë e më shumë. Por çfarë po ndodh me qendërsulmuesin e Napolit? Përse nuk kthehet?

KUR KTHEHET OSIMHEN NGA KUPA E AFRIKËS?

Sipas planit ai duhet të kthehej nesër, por sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, ka mbetur në Afrikë për shkak të problemeve gastrointestinale, të cilat e kanë bërë që të humbasë 4 kg. Për këtë arsye, Napoli pranoi që ai ta shtynte rikthimin në Bel Paese deri të premten apo edhe të shtunën. Po, sepse Osimhen, i cili aktualisht ndodhet në kryeqytetin Abuja ku u organizua një festë për vendin e dytë në Kupën e Kombeve të Afrikës, synon të kthehet në Lagos për t’i dhënë lamtumirën familjes së tij përpara se të kthehet në Itali.

Lexo më tejOsimhen tremb Napolin: “Premier League? E kam vendosur çfarë duhet të bëj&”

Kjo gjë redukton ndjeshëm mundësinë për ta parë atë në fushë të shtunën kundër Genoas. Më shumë mundësi ka që ai të kthehet në fushë në Champions League kundër Barcelonës të mërkurën më 21 shkurt. Në total grumbullimi afrikan i Osimhen duhet të ketë zgjatur 40 ditë, kush e di se si do ta ketë pritur këtë gjë De Laurentiis?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *