• |
ide | kryesore

Lubonja: Mesazhet me dy standarde që Blinken dha në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Vizita dhe mesazhet e dhënë sot në Tiranë nga sekretari amerikan Antony Blinken, për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja janë me dy standarde. I ftuar këtë mbrëmje ne emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se Blinken e trajtoi Edi Ramën “si sheik”, duke e cilësuar si “burrë të shquar”.

Sipas analizës së tij, në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pasi në mes ishin interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërkohë shtoi se në vendin tonë, nuk ka një politikan, as nga opozita, që mund t’ia thotë në sy këtë. Lubonja tha se edhe Berisha në gjysmën e parë të reagimit të tij, foli me elozhe për Blinken.

“Për arsye gjeopolitike afrojnë diktatorë, liderë autoritarë, dhe zgjidh probleme me ta, por dhe i miklon dhe thotë ‘burrë i shquar’, si në rastin me Ramën, ose Vuçiç, Erdogan… I ka dalë boja atyre retorikave të mëdha për demokracinë, shtetin e së drejtës, që sot si përmendi fare mu duk.

Janë interesa gjeopolitke dhe ekonomike që maskohen nga këta. Si tha? ‘Sa herë kemi pasur ndonjë problem, na e ka zgjidhur Rama’. Kur flas për standard të dyfishta, kam parasysh, kur ky është me ne, përdoret një standard se është me ne, dhe kur nuk është, po këta shpallen si armiq. Këtë gjuhën e dyfishtë duhej t’ia thoshte një gazetar atje, sepse e përdori për Ramën por jo për Berishën.

Për mua qeveria e Ramës është me e korruptuara këto 30 vjet. Biden e ka trajtuar korrupsion si fenomen që vë ne rrezik sigurinë e shtetit kur goditi Berishën, ndërsa këtë e quan burrë i shquar, kjo gjuhë është e neveritshme. Ata e dinë shumë mirë sesi është situata, por janë në mes interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Edhe Berisha gjysmën e fjalimit për Blinken e kishte me elozhe… Unë mendoj se duhet një opozitë që t’ia thotë në sy. Nuk ka këtu te ne”, – u shpreh Lubonja. /LAPSI.al



6 Comments

  1. Si eshte .e mire kur ka koqe, apo i merr hua per gruan.komentues idiot, qe .undohesh te mbrosh poshtersite e Rame psiko korruptuesit .Lubonja wshte koherent ne analizen qe ben, ne ke srgument, komentoje, por kur je kallem shrogu keshtu do jeshe e mbetesh, idiot i portalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *