• |
ide | kryesore

Emma Stone fiton çmimin “Aktorja Më e Mirë” për filmin “Poor Things”

Paparazzi, Slider



Emma Stone i bëri homazhe nënës së saj, teksa fitoi çmimin “Aktorja Më e Mirë” për rolin e saj në “Poor Things” në ceremoninë e 77-të “EE British Academy Awards”.

Aktorja, mori çmimin kryesor për rolin e saj si Bella Baxter në komedinë fantastiko-shkencore dhe falenderoi nënën e saj Krista që besoi në ëndrrat e saj.

“Ajo disi më bëri të besoj këtë ide të çmendur që unë mund të bëj diçka të tillë.”, deklaroi Emma.

Aktorja e  “Cruella” shtoi  se ishte ‘e mahnitur’ nga i gjithë ekipi që qëndron pas projekyi , ku ajo luan një grua që është ringjallur dhe i është vendosur truri i një foshnjeje.

Stone luftoi me konkurrencën e Carey Mulligan, Vivian Oparah e Rye Lane, yllit të “Barbie” Margot Robbie, aktores “Anatomy of a Fall” Sandra Huller dhe ish fitueses së “American Idol” Fantasia Barrino, e cila ishte nominuar për rolin e saj në “The Color Purple”.

Ndërkohë, Cillian Murphy fitoi çmimin e aktorit kryesor në BAFTA./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *