• |
ide | kryesore

Gattuso në 2024-ën katastrofik: tekniku kërkon ndjesë, Marseille e shkarkon

Sport
Gattuso



Aventura e Gennaro Gattuso te Marseille mund të konsiderohet e përfunduar. Të dielën në mbrëmje, pas një tjetër ndalese në këtë sezon (humbja 1-0 kundër Brest), trajneri italian u shfaq i dëshpëruar, me raste edhe i pafuqishëm. Ndjesi që, duke iu shtuar ndjesës së drejtuar tifozëve nëpërmjet medias, goditën drejtuesit e klubit. Në mëngjes francezët vendosën të procedojnë me shkarkimin. Zëvendësuesi i teknikut italian do të jetë eksperti Jean-Louis Gasset, që sapo është shkarkuar nga Bregu i Fildishtë, gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës.

70-vjeçari nga Montpllier do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Profili më i njohur, ai i ish-teknikut të PSG-së, Christophe Galtier, mbetet i vlefshëm edhe për verën, kur gjithçka do të nisë nga e para. OM tani është në vendin e nëntë në renditjen e Ligue 1, dhe të enjten do të luajë për raundin e 1/8 të Europa League kundër Shakhtar Donetsk pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë. Ish-trajneri kalabrez Gattuso e sigurtë që nuk do të jetë në pankinë në Velodrome.

Lexo më tej: Digjet për herë të dytë në dy muaj makina e motrës së Gattuso, hetuesit të sigurtë: “Tentativë intimidimi” 

Ishte 27 shtatori kur Gattuso nënshkroi me Marseille, duke marrë detyrën nga Marcelino. Pas më pak se pesë muajsh, marrëdhënia mes teknikut dhe francezëve ka përfunduar. Francezët kanë fituar vetëm një ndeshje në 2024 në Kupën e Francës. Pjesa tjetër, pesë barazime dhe dy humbje pavarësisht një rikuperimi inkurajues në muajt e fundit të vitit që lamë pas. “Kemi prekur fundin”, tha dje ish-trajneri i Milan, i cili nuk pa më asnjë mënyrë për të ndryshuar gjërat. Toni i dorëhequr paralajmëroi fundin e historisë, e cila u prish përfundimisht nga vendimi i klubit për të vazhduar me shkarkimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *