• |
ide | kryesore

Sfidohen dy klube të lidhur nga Maradona, Napoli pret Barcelonën: Arsenal luan 1/8 e Champions pas 7 vitesh

F1, Sport
Arsenal



Duke i dhënë fund një mërgimi shtatë-vjeçar nga fazat e eliminimit të Champions League, Arsenal fluturoi për në Portugali për ndeshjen e parë të 1/8 me Porton sonte në mbrëmje. Gunners dolën të parët në Grupin B për të krijuar një ribashkim me skuadrën e Sergio Conceicao, i cili hyri në raundin me eliminim përmes vendit të dytë në Grupin H pas Barcelonës. Dy gjigantë të rënë do të ndeshen në 1/8 e Champions, kur Napoli të presë Barcelonën në Maradona. Të lidhur përgjithmonë nga Diego Maradona, të dy klubet kryesuan kampionatet e tyre vendase sezonin e kaluar. Megjithatë, asnjëri nuk ka mbrojtur titullin këtë sezon, ose ka impresionuar në fazën e grupeve.

PORTO – ARSENAL

Triumfi i Porto ndaj Estrela në fundjavë nuk ishte mbrëmja perfekte për teknikun Conceicao, pasi mbrojtësi i majtë Zaidu Sanusi doli nga fusha në minutën e 32′. Këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë, që e lë nigerianin jashtë për pjesën e mbetur të sezonit. Sanusi është një nga dy mbrojtësit e Dragons që kërkojnë rikuperim. Ivan Marcano ka vetëm një shans të vogël për t’u rikthyer para përfundimit të sezonit dhe Conceicao duhet t’i kërkojë Jorge Sanchez që t’i bashkohet prapavijës së vendasve, që udhëhiqet ende nga 40 vjecari Pepe.

Disponibiliteti i pikës kryesore të mesfushës Stephen Eustaquio është gjithashtu i paqartë. Kanadezi humbi suksesin e fundit ndaj Estrela, por Alan Varela të paktën u kthye nga dëmtimi për të luajtur 90′ të plota. Përpara një transferimi të lirë të parashikuar te Inter këtë verë, Mehdi Taremi është i pamundur për këtë ndeshje me një problem në aduktor. Kështu që Evanilson, shënuesi i katër golave ​​në pesë ndeshje të fazës së grupeve dhe 19 në përgjithësi për sezonin 2023-24, do të kryesojë sulmin.

Sa i përket Arsenal, Emile Smith Roëe u rikthye nga një shqetësim në kavilje në kohë për të qendruar në pankinë kundër Burnley. Problemi është se asnjëri nga Gabriel Jesus (gju), Oleksandr Zinchenko (pulpë) ose Takehiro Tomiyasu (goditje) nuk morën dritën jeshile për të luajtur dhe mbeten në dyshim. Jurrien Timber është gjithashtu duke rikuperuar nga një dëmtim, edhe pse është përfshirë në skuadrën e Gunners për raundet e eliminimit. Ndërsa Thomas Partey (kofshë) dhe Fabio Vieira (ijë) po i afrohen rikthimit nga operacionet. Vieira ka një shans për të dalë në fushë kundër ish-klubit të tij, por çdo paraqitje për portugezin me siguri do të vijë nga pankina, pasi Arteta nuk ka nevojë të ndryshojë formacionin e tij.

FORMACIONET E MUNDSHME

Porto:

Costa; Mario, Pepe, Otavio, Sanchez; Varela, Gonzalez; Conceicao, Pepe, Galeno; Evanilson

Arsenal:

Raya; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Trossard, Martinelli

NAPOLI – BARCELONA

Victor Osimhen ka nisur titullar të shtatë ndeshjet teksa Nigeria arriti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. E pas një pushimi të shkurtër për t’u rikuperuar nga përpjekjet e tij në Bregun e Fildishtë, sulmuesi kryesor i Napolit tani është kthyer në veprim. Osimhen duhet të zëvendësojë menjëherë sulmuesin Giovanni Simeone përpara. E duke patur parasysh edhe Juan Jesus që kthehet pas pezullimit në Serie A, Francesco Calzona ka një skuadër plotësisht të disponueshme për të zgjedhur. Pasquale Mazzocchi, Cyril Ngonge dhe Hamed Traore u shtuan të gjithë në listën e UEFA-s së vendasve pas fazës së grupeve. Gjithësesi, Piotr Zielinski – i cili do të largohet si transferim i lirë këtë verë – është lënë jashtë.

Lexo më tejVideo/ Provë e madhe e Inter, Arnautovic rrëzon Atletico Madrid në San Siro: Asnjë fitues në Eindhoven

Ndërkohë, Barcelona duhet të bëjë pa Alejandro Balde, Gavi, Marcos Alonso, Sergi Roberto dhe Ferran Torres për shkak të dëmtimit. Edhe Joao Felix mbetet në dyshim për shkak të një problemi në kavilje. Blerja kryesore e Blaugranave në janar, Vitor Roque, mund të bëjë debutimin e tij në Champions dhe shoku i tij i ri Lamine Yamal do të synojë të bëhet 16-vjeçari i parë që shënon në këtë kompeticion. Të dy mund të paraqiten së bashku me Robert Lewandowski, i cili nuk shënon në katër paraqitje në Champions. Polaku, megjithatë, ka shënuar në tre paraqitjet e tij të fundit në kampionat dhe është golashënuesi më i mirë i Barçës këtë sezon me 17 gola.

FORMACIONET E MUNDSHME

Napoli:

Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Anguissa, Lobotka, Cajuste; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

Barcelona:

Ter Stegen; Kounde, Araujo, Martinez, Cancelo; De Jong, Gundogan, Pedri; Yamal, Lewandowski, Roque

Round of 16 Champions League

21:00 FC Porto – Arsenal

21:00 Napoli – Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *