• |
ide | kryesore

Grabitje me αrmë në një exchange në Tiranë

Arkiva, Lajme
shtëna thikë grabitje Tiranë tritoli



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e një grabitjeje me αrmë në zonën e Kombinatit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Detajet për rrethanat janë ende të pakta. Në nje informacion paraprak policia thotë se dyshohet që pistoleta të ketë qenë lodër. 

“Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit” – thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetetit.

Lajmi po përditësohet… ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *