• |
ide | kryesore

Anëtar i grupit të Bajrave, Denis Brajoviç arrestohet në Emiratet e Bashkuara, pritet ekstradimi

Lajme, Të fundit



Denis Brajoviç, anëtar i grupit të Bajrave, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. 36-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Rishtas”. Brajoviç është i akuzuar nga SPAK, pasi dyshohet si autor i një vrasjeje në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundëson lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, në kuadër megaoperacionit “Metamorfoza”.

Finalizohet nga Policia në Emiratet e Bashkuara, operacioni policor i koduar “Rishtas”.

36-vjeçari i ndaluar, i akuzuar nga SPAK, për vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër. Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.



1 Comment

  1. Shehi: Po pse u përçaka opozita thjesht nga Edi Rama?! Edi Rama e ka për detyrë për ta përçarë opozitën. Edi Rama është nga krahu tjetër. Unë nuk pres të na sjellë Edi Rama në fitore, Edi Ramën e quajmë kundërshtar. Ne po diskutojmë formulën si ta rrezojmë Edi Ramën. Nëse Rama na rrëzonka, mjaftoka sërish Berisha dhe Basha, vazhdojmë sërish me këtë punë. Unë e gjykoj që është e gabuar.O Gimi ceceni i serbit salih e keqja e ketij vendi ka qene dhe eshte vetem nje njeri,ky eshte Bosi i klanit kriminal Trusti i Geshtenjave salih karaxhic berisha me kapo te grupit te zjarrit Lumneshin qe eshte gati ne cdo kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *