• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dhjetëra forca speciale blindojnë Rinasin për Behar Bajrin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Behar Bajri ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Duke qenë se konsiderohet një nga njerëzit më të rrezikshëm në vendin tonë, dhjetëra forca speciale kishin blinduar Rinasin sot, siç duket nga pamjet më poshtë që janë shpërndarë nga policia. Bajri erdhi me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca në Aeroportin e Rinasit.

Bajri do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Në ditët në vijim Bajri do të dalë dhe para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë të nxjerrë më 28 korrik. Prej asaj kohe policia mblodhi informacione për të dhe e lokalizoi në një lagje në Strasburg, ku jetonte së bashku me familjen.

Lexo edhe: Dosja kriminale e Behar Bajrit për vrasje, gjobëvënie e pastrim parash

Lexo edhe: Vrasje dhe përdhunime/ Kush është i arrestuari Behar Bajri, tmerri i Shkodrës prej 20 vitesh

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.

Në këto komunikime, dilte se biznesmeni Pëllumb Gjoka pasi e liroi nga burgu nëpërmjet rryshfetit që i dha prokurorit Xhevahir Lita i kërkoi Behar Bajrit të vriste Keanth Musabelliun. Më pas Bajri shkëmbeu objektivin me Ervis Martinajn dhe për llogari të tij vrau Gjon Boriçin.

Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, krime të cilat nuk ndodhën.



4 Comments

  1. Berisha ka zgjedhur një rrugë politike. Pengimi i drejtësisë mund të sjellë ndonjë akuzë të re. Berisha ka dy rrugë, ose atë të një azili politik, pasi kështu si po e shtron, le të të kërkoj azil ose të shkojë në SPAK. Nëse e kanë bërë procesin ndaj tij në mënyrë antikushtetuese aq më mirë për Berishën. Dil i pafajshëm se del 100 herë më i fuqishëm, s’ka rrugë tjetër. Shko siç shkojnë gjithë te tjerët.

  2. Ketu behet fjale per Mafioze qe vijne me çarter e levizin si kapobande si Edvin Rama qe leviz me avion personal o njeri o ores 16.37 çpune ka Berisha me kriminele te Partise Socialiste !
    Pellumd Gjoka ne shkolle,konviktor ne Zdrale ka qene nje puçranjos e pisanjos i qelbur krejt,u be ky te porosise vrasjen e ketij apo atij personi ?!?!?
    I kane sekuestruar ca toke kullote,asgje tw rendesiahme Spaku i moterqirave e bythqirave rilindas,me kriminel se Bajrat !
    Kush e çoi çeshtjen e Bajrave ne Shkoder ?!Cili ishte SKAPIsti qe ia beri kete nder Partise kriminale te rilindjes,cili ?Cilido te jete nuk eshte me pak e as me shume po si Pellumb Sorra i zi e qelbaç qe kam njohur ne Zdrale,konviktor ?Pronar i madh e konviktor me nje xhup ushtarakesh te vjedhur ne Gjader me sa duket,zoti eshte i madh e do marre hak ndonje dite !
    Edvin Rama,ti je koka e se keqes ne kete vend,edvin do pesosh iden si Gedafi !Fiksojeni kete gje !Njesoj si Gedafi qe pasi i dhane nje plumb fshataret e terhoqen zvarre dhe i bene shurren ne koke !Edvin,njesi matese e mizerjes njerezore mbi kete toke qe quhet shqiperi e ben si pidhsame,shpejt do te vije dita dhe ty !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *