• |
ide | kryesore

Lotët e dhimbjes së Taylor Ward, gruas së Mahrez: “Jam e shokuar”

Sport
Taylor Ward



Taylor Ward është gruaja e Riyad Mahrez. Futbollisti pati një periudhë të gjatë në Premier League, fillimisht me Leicester dhe më pas me Manchester City, duke fituar çdo lloj trofeu. Në verë erdhi vendimi për t’u transferuar në Arabinë Saudite, pikërisht në Jeddah. Një zgjedhje që tronditi gruan e tij Taylor. Ajo nuk e priti mirë këtë lëvizje në një vend shumë konservator dhe rrëfeu të gjithë shqetësimin e saj në dokumentarin “Married to the game”, të transmetuar në Amazon Prime.

Lexo më tej: Gratë e futbollistëve keqtrajtohen në Arabinë Saudite: “Ofendime e refuzime nga restorantet e dyqanet”

“ASKUSH NUK DO VIJË TË MË TAKOJË MË”

Shpërtheu në lot Taylor Ward teksa rrëfente jetën e saj në Arabinë Saudite. Gruaja e Mahrez u trondit nga jeta që gratë detyrohen të jetojnë në Jeddah me një sërë kufizimesh të pafundme: “E pyeta se çfarë rrobash mund të vishja dhe nëse duhej të mbulohesha në pishinë apo jo. Ata më thanë se pishina ishte vetëm për meshkuj. Askush nuk do të më vijë kurrë të më vizitojë këtu, Unë as alkool nuk mund të blej e nuk mund të pish as në shtëpi. Ka raste që nuk më pëlqen por nuk kam shumë zgjedhje. Mbeta e shokuar kur burri im më tha se do të luante në Arabinë Saudite”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *