• |
ide | kryesore

Miranda Kerr, nënë për herë të katërt

Paparazzi, Slider



Miranda Kerr është bërë nënë për të katërtën herë. Përmes një postimi në Snapchat, Miranda ndau lajmin e bukur dhe u shpreh e emocionuar për lindjen e djalit, duke treguar edhe emrin e tij, i cili quhet Pierre.

Jemi shumë të gëzuar nga ardhja e rrezes sonë të vogël të diellit, Pierre Kerr Spiegel”, shkroi ajo në Snapchat. “Ne nuk mund të ishim më të emocionuar për të mirëpritur djalin tonë të katërt në familjen tonë. Ndihem kaq shumë e bekuar.”

Miranda  – e cila është e martuar me Evan që nga viti 2017 – njoftoi për shtatzëninë e saj në Snapchat në shtator. Modelja shkroi në atë kohë: “Shumë e emocionuar të njoftoj fëmijën nr. 4. Dhe është një djalë.”

Kerr,dhe bashkëthemeluesi i Snapchat janë prindër të 2 fëmijëve të tjerë, Hart, 5 vjeç dhe Myles, 4 vjeç. Miranda është edhe nëna e Flynn, për të cilin bashkëprindëron me Orlando Bloom./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *