• |
ide | kryesore

Pse s’ka vizituar Kosovën? Talat Xhaferi: Në dasmë shkohet me ftesë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën.

I pyetur nga gazetarët pse nuk e ka vizituar Kosovën, ai tha se “në dasmë shkohet me ftesë”, ndërsa shtoi se nuk është çështje ftese, por shkak i agjendave.

Megjithatë referuar marrëdhënieve mes dy shteteve, Xhaferri tha se mes dy qeverive nuk ka probleme.

“Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë, s’kemi marrë ftesë ende.

Nuk është çështje e ftesë, është çështje e agjendave, dihet që ne jemi edhe para zgjedhjeve, kështu që raportet janë raporteve të dy vendeve miqësore, që udhëheqin institucionet përkatëse, nuk ka kurrfarë pengese në komunikim, personale janë çështje tjera, nuk i ngatërrojë unë institucionale me ato personale”, ka deklaruar ai.



2 Comments

  1. Parimisht ke te drejte.Por dasmen Kosova do t’a beje kur te jete gati.Ti mund te shkosh pa qene krushk.
    Dasma don edhe disa vjet me u ba’,sepse tashti nuk po e lene dy armiqt kryesor te saj, Vucici me Edvinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *