• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit
Moti



Ditën e premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët. Megjithatë nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me diell. Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas do të ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 6 deri 14°C
  • në zona e ulëta 7 deri20 °C
  • në zona bregdetare 9 deri 20°C.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s. Në bregdet ajo fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 3-4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *