• |
ide | kryesore

Lotito me akuza të rënda pas Lazio-Milan: “Na përdhunuan, historia e një vdekje të lajmëruar”

F1, Sport, Video
Lotito



“Jemi përdhunuar, skuadra është mortifikuar, ka pësuar trauma psikologjike”: Claudio Lotito i çon gjërat më tej në konferencën për shtyp pas Lazio-Milan, pas fjalëve tashmë të ashpra në të nxehtin e momentit. Presidenti i Lazios është një lumë i dalë nga shtrati: “Kur një sistem nuk garanton më besueshmëri, i drejtohesh atyre që janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve. Cilave seli t’i drejtohemi? Atyre që i drejtohen të gjithë qytetarët kur ka thyerje të rregullave dhe normave”.

“Kjo ishte ‘historia e një vdekjeje të parathënë’. Nuk është hera e parë. Kur situata të caktuara ndodhin vazhdimisht, vlerësimi i meritave sportive humbet. Ose sistemi është në gjendje të korrigjohet në autonomi totale, ose duhet t’i drejtohemi një pale të tretë”, thotë Lotito.

“Ne shtruam problemin e largimit nga sistemi i futbollit – shtoi Lotito, duke zgjeruar diskutimin -. Nuk ka kënaqësi në brendësi të Lega Serie A. A keni parë ndonjëherë një sistem ku vendosni para dhe të tjerët vendosin për ju? Sistemi ndodh vetëm në Serie A. Ne duam ta bëjmë sistemin transparent me reforma, për t’i bërë duhen numra, por nëse nuk i ke numrat për të bërë reforma, cfarë dreqin bën në sistem? Si mund t’i ndryshosh gjërat? Atëherë dil nga sistemi, nuk është se ta thotë doktori”.

I pyetur se çfarë mendonin në dhomat e UEFA-s për ndeshjen e mbrëmshme, Lotito ngre supet: “Nuk e di, me sa di unë, ne të Lazios shihemi si një situatë e veçantë, brenda sistemit të përgjithshëm europian”.

LOTITO NË TV ZYRTARE TË LAZIO

“Nuk kam parë kurrë një ndeshje të gjykuar kaq keq. Po të kishte vazhdonte ndeshja ne do te kishim mbetur me 7 veta dhe do të kishim humbur në tavolinë… tema që dikush duhet të kuptojë është se problemi nuk është i Lazios, Lazio është koka e turkut, faktet flasin vetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *