• |
ide | kryesore

Baza e NATO-s në Koçovë, SHBA: Qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vlerësuar hapjen e bazës së Kuçoves si një gur kilometrik në rrugën e luftës së Perëndimit me Rusinë. Këtë e ka bërë të ditur ambasada e SHBA në Tiranë, e cila në një postim në rrjetet sociale thekson:

“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ky gur kilometrik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes. i Ngarkuari me Punë David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes sot në Kuçovë. Ëisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *