• |
ide | kryesore

Video/ Vlahovic, humbi çdo rast që mundi: “Nëse dua të bëj përpara, nuk mund të gabojë kështu”

F1, Sport, Video
Vlahovic



“Nëse dua të bëj një hap më tej, duhet të përfitoj nga të gjitha mundësitë. Kam pasur disa raste të rëndësishme, por nuk mund të fajësoj veten për asgjë duke qenë se jap gjithçka në stërvitje. Sigurisht që nuk kam asnjë justifikim. Nëse shënojmë gol ndeshja merr një rrjedhë tjetër”. Është një Dusan Vlahovic i zhgënjyer, por njëkohësisht i vendosur, ai që del para kamerave pas disfatës në Napoli. Një humbje që do të jetë në ndërgjegjen e tij, duke pasur parasysh mundësitë e shumta që përpiu: “Për t’u bërë një sulmues i madh duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që kam, jo siç bëra me Napolin”.

“Sa larg është Juventus nga titulli? Trajneri u tregua i zoti në futjen e lojtarëve të rinj si Yildiz, Miretti e të tjerë. Deri para disa ditësh ne luftonim për titullin. Duhet të punojmë për të fituar kampionatin që në vitin e ardhshëm. Allegri bëri një punë të shkëlqyer dhe ne duhet ta ndjekim”, shtoi Vlahovic, në qendër të shumë zërave për të ardhmen e tij, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2026.

Lexo më tej: Vlahovic dëshiron vetëm Juventusin: gati të firmosë rinovimin për të fituar me bardhezinjtë

Ish-lojtari i Fiorentinës u rikthye më pas te ndalesat që patën bardhezinjtë në javët e fundit, e që e bënë Inter të paarritshëm: “Barazimi me Empolin na dëmtoi mendërisht, me Inter u futëm në fushë pas disfatës me toskanët – vazhdoi 24-vjeçari serbi për Dazn -. Por besoj se janë hapa të mëtejshëm rritjeje që do të na ndihmojnë për sezonet e ardhshme. Në maj do të jem i lumtur nëse fitojmë një trofe dhe kemi arritur në Champions League. E unë dua vendin e dytë”.



1 Comment

  1. “nuk mund te gabojë” o lapsi zgjohuni e mesoni kohen e duhur te foljes ne veten e pare ,eshte GABOJ, o koqe kanari qe e shkaterruat shqipen………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *