• |
ide | kryesore

Egnatia në gjysmëfinale të Kupës me tris: debuton me humbje Cungu, i rikthyer te Laçi

F1, Sport
egnatia



Fitorja në Laç 0-1 në ndeshjen e parë e kishte paralajmëruar: Egnatia kualifikohet në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi fitoi edhe kthimin kundër Laçit me rezultatin 3-1 brenda në Rrogozhinë. Tetova shijon një fitore pas një thatësire në kampionat prej 5 javësh, me shpresën se ky sukses do ndryshojë edhe trendin në Superiore. Debuton me humbje Armando Cungu në pankinën e Laçit, pasi zëvendësoi Mirel Josën, humbje e të cilit me Skënderbeun i ‘fluturoi’ pankinën.

Egnatia në fakt e kërkoi fitoren, për të mbyllur çështjen kualifikim, që në momentet e para. Rrogozhinasit ushtruan presion, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin. Përpjekjet e skuadrës së Tetovës u kurorëzuan në minutën e 19’, kur kaluan në avantazh me Montenegro. Sulmuesi vazhdon të tregohet i rëndësishëm për ofensivën rrogozhinase, ndërsa rezultati u sigurua në minutën e 38’. Aleksi shndërroi pa gabuar një penallti, duke dyfishuar shifrat.

Lexo më tejKupa/ Erzeni ‘mbyt’ Vllazninë pas 10 rezultatesh pozitive: Egnatia ruan trendin e fitoreve me Laçin

Asgjë për të bërë për kurbinasit, që në fillimin e pjesës së dytë pësuan edhe golin e tretë. Montenegro kompletoi dygolëshin personal, duke konfirmuar prezencën e rrogozhinasve në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Arritje që nuk e prishte dot goli i Myrtës në minutën e 61’. Kështu, sepse 8 minuta më vonë Kryeziu humbi penalltinë që do të mund të rihapte në një farë mënyrë lojërat. Trofembajtësit janë kështu skuadra e parë që kualifikohet në gjysëmfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *