• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm kinez i ashpër: Lufta në Gaza, turp për njerëzimin

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Kinës e quajti shkatërrimin humanitar të shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës gjatë pesë muajve të fundit një “turp për njerëzimin” dhe përsëriti thirrjen e Pekinit për një “armëpushim të menjëhershëm”.

“Fakti që sot, në shekullin e 21, ne nuk mund ta ndalojmë këtë fatkeqësi humanitare është një tragjedi, është turp për qytetërimin.” theksoi Wang Yi gjatë një konference për shtyp. Kreu i diplomacisë kineze siguroi se Pekini është në favor të përfshirjes “të plotë” të shtetit të Palestinës në Kombet e Bashkuara. “Ne jemi në favor të idesë që “Palestina të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara”, tha Wang Yi.

Siç theksoi ai, Kina do të vazhdojë të jetë një vend që bën përpjekje për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në shkallë ndërkombëtare. “Përballë mjedisit të paqëndrueshëm dhe kompleks ndërkombëtar, Kina do të jetë një forcë vendimtare (vepruese) për paqen, stabilitetin dhe përparimin në botë”, tha ai. “Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo hegjemoni dhe frikësim dhe do të mbrojmë me forcë sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të vendit”, shtoi ministri i Jashtëm kinez.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *