• |
ide | kryesore

Video/ Sherr në hollin e hotelit në Lisbonë: ultrasit e Atalanta sulmojnë ata të Rangers, pa asnjë shkak

F1, Sport, Video
Rangers



Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, tifozët e Atalantës dhe ato të Rangers u përfshinë në përleshje në qendër të Lisbonës. Sipas njoftimeve të bëra nga policia, tifozët janë takuar në dyert e hotelit që pret skocezët, të cilët mbërritën dje në Portugali për të mbështetur skuadrën përpara ndeshjes së Europa League kundër Benfica.

Rreth orës 23:00 disa tifozë të Atalantës u përpoqën të hynin në hotel për të tentuar të përplaseshin me rivalët e Rangers që në realitet nuk duhej të takoheshin. Në fakt, Atalanta sapo ishte kthyer nga ndeshja e Europa League kundër Sportingut, barazuar 1-1.

Më pas tifozët janë zhvendosur në rrugë, pranë sheshit Rossio, ku ka vijuar përplasja fizike: jo vetëm me shqelma dhe grushta, por siç shihet edhe nga pamjet ata godasin njëri-tjetrin edhe me shkopinj e shufra hekuri. Gazetat në Portugali shkruajnë se ka pasur dëme të konsiderueshme brenda hotelit, ndërsa policia nënvizon se për momentin nuk raportohet për tifozë të shtruar në spitale apo edhe të arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *