• |
ide | kryesore

Taylor Swift zbulon detajet e fundit të albumit të saj të ardhshëm

Paparazzi, Slider



Taylor Swift zbuloi versionin e finalizuar të albumit të saj , “The Tortured Poets Department”, gjatë një koncerti të fundit në Singapor.

Duke iu drejtuar audiencës gjatë performancës së saj në The Eras Tour, Swift u shpreh: “Ky është versioni i fundit. Albumi përmban këngën ‘The Black Dog’. Mezi po pres ditën kur ta dëgjoni”.

I planifikuar për publikim më 19 prill, “The Tortured Poets Department” shënon albumin e 11-të të Swift. Krahas “The Black Dog” do të përfshijë tri këngë: “The Manuscript”, “The Bolter” dhe “The Albatross”.

Këngët tregojnë përvojat personale të Swift-it, veçanërisht në udhëtimin e saj emocional pas ndarjes së saj me Joe Alvin në prill 2023.
Gjatë performancës së saj në Singapor, Taylor zbuloi gjithashtu se qyteti ka një rëndësi të veçantë për të për shkak të nënës së saj, Andrea.

“Nëna ime në fakt kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj në Singapor. Kështu që shumë herë kur ne vinim këtu, mamaja ime më merrte dhe kalonim me makinë pranë shtëpisë së saj të vjetër.Kështu që unë kam dëgjuar për Singaporin gjatë gjithë jetës sime”, rrëfeu artistja./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *