• |
ide | kryesore

PSG i dëshpëruar të zëvendëojë Mbappe: 200 milionë euro për yllin e Barcelonës Lamine Yamal

Sport, Video
Yamal



Marca raporton sot për një ofertë të çmendur të bërë nga PSG për xhevahirin e Barcelonës Lamine Yamal. Sipas gazetës spanjolle, Paris Saint-Germain e ka vënë talentin spanjoll në shënjestër për të zëvendësuar Kylian Mbappe.

OFERTA E ÇMENDUR E PSG PER YAMAL

Nga Spanja po vijnë zërat për një ofertë të çmendur nga PSG për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal. Talenti Blaugrana i lindur në vitin 2007 ka hyrë në listën e blerjeve të parisienëve. Ai është emri kryesor për të marrë vendin që Mbappè do të lërë bosh. Sipas asaj që bën të ditur Marca, Paris ka ofruar 200 milionë euro për Yamal.

Një ofertë që të kujton atë të bërë vite më parë nga Parisi për Neymar. Në atë rast, 222 milionë ishin shuma e ofruar dhe e shpenzuar për të sjellë brazilianin në Francë. Këtë herë oferta është për yllin më të ndritur në rritje në futbollin evropian, ndoshta i vetmi që mund të zëvendësojë Kylian Mbappè.

BARÇA E REFUZOI OFERTËN

Një ofertë e çmendur por jo e mjaftueshme, të paktën për Barcelonën. Sipas prestigjozes Marca, katalanasit e kanë kthyer tashmë te dërguesi ofertën e PSG prej 200 milionë eurosh. Barcelona e konsideron talentin e lindur në vitin 2007 të paprekshëm, një shtyllë të së ardhmes së klubit.

Lexo më tejVideo/ Lewandowski ‘bullizon’ adoleshentin Yamal: “I paedukatë, kërko falje”

Edhe dje ishte Yamal ai që vendosi ndeshjen e kampionatit ndaj Mallorca me një gol të mrekullueshëm. Për djaloshin është i katërti në kampionat, i gjashti në të gjitha kompeticionet. Shifrave i duhen shtuar edhe shtatë asiste për gjashtëmbëdhjetëvjeçarin e Barcelonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *