• |
ide | kryesore

Rama zbardh diskutimet në mbledhjen e qeverisë: Rriten pagat për punonjësit, në 2 nivele

Lajme, Të fundit
Një nga sfidat, rritja e pagave për punonjësit, do ndahen në dy nivele



Në një konferencë për media, kryeministri Edi Rama ka zbuluar diskutimet pas mbledhjes që qeverisë. Në këtë mbledhje ku pjesëmarrës ishin dhe kryebashkiakët, Rama u shpreh se ka folur për disa tema të cilat përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE.

Rama zbuloi se po ashtu do të ketë rritje të pagave për punonjësit në pushtetin vendor duke kaluar nga pesë nivele pagash që janë aktualisht në dy nivele.

“Kemi diskutuar për një sërë temash me rëndësi që përbëjnë dhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE, pasi është një proces që siç e kam thënë dhe nuk do të duhet të mërziteni dhe nëse e përsëris shpesh, kërkon angazhimin dhe këmbënguljen e rezultatet nga të gjithë ju, jo vetëm qeveria. Sepse nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria. Qeveria është një pjesë e punës.

Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit të përshpejtimit të procesit të modernizimit të qeverisjes në të dyja nivele dhe rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Kemi diskutuar një sërë temash. Një sërë të dhënash mi reformën territoriale tregojnë se ka qenë gjëja e duhur, por kemi dhe sfida me rëndësi, ndër të cilat është sfida e përfarimit të performancës së pushtetit vendor me mbështetjen nga qeveria, sfidën e një mesatareje të arsyeshme në performancën e të gjitha bashkive. Ka nivele të ndryshme, por ndonjëherë të forta.

Kemi domosdoshmërinë e nivelit të pagave në bashki, sepse sot janë në 5 nivele, sipas numrit të banorëve, dhe këto 5 niveleve u takojnë pagave. Do të kalojmë në 2 nivele”, tha Rama.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *