• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit



Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshjet do të jenë më intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të territorit.

Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në brigjet joniane. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin intensifikim të intensitetit të shirave përgjatë gjithë ultësirës perëndimore ndërsa reshje më të pakta do të kenë zonat malore.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Orët e paradites në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të vijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore ku herë pas here shirat paraqiten në formë shtrëngate; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku pritet shfaqje e reshjeve të dëborës në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjellë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 14°C. Për sa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë paradites republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm ku hera herës shirat do të jenë në formë shtrëngate. Më të theksuara në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të MV. Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në pjesën më të madhe të MV duke lënë me dëborë zonat e thella malore veriore- verilindore të MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Europa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Veriperëndimore, Europën Jugore si edhe pjesërisht në qendër, ku herë pas here; rrebeshet e shiut do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Po ashtu; vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të kenë vendet Lindore ndërsa në ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të shpeshta do të paraqiten dy skajet e Europës, përkatësisht gadishulli Iberik si edhe gadishulli Skandinav.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *