• |
ide | kryesore

‘Mallkimi’ i dëmtimeve te Partizani: edhe kundër Teutës Shehi ka katër titullarë jashtë

Sport
Shehi



Pokeri i fiksuar me 10 lojtarë kundër Erzenit ka kthyer buzëqeshjen në kampin e Partizanit, por problem është se dëmtimet vazhdojnë të jenë një makth. Në kohën kur u bashkuan me grupin Skuka, Keko e u pagua për Rrapajn java e fundit e skualifikimit, gjërat nuk shkuan si shpresonte Shehi. Asnjë prej tyre në zbriti dot në fushë: dy sulmuesit nuk kishin formën e duhur për ti hedhur në fushë në një ndeshje që duhej fituar për të harruar disfatën e sikletshme me Kukësin, mesfushori ngriti flamurin e bardhë përpara ndeshjes i goditur nga një atak temperature.

Sidoqoftë ajo që u duk një situatë e përmirësuar me zbrazje infermierie, ka rezultuar një status-quo e palëvizshme me po aq mungesa sa të kuqtë kishin para ndeshjes me shijakasit, edhe kundër Teutës, për hapjen e fazës së fundit të kampionatit.

Shehi, që vështirë se mund të rrezikojë me të dy sulmuesit, edhe për shkak se ka marrë garanci nga dyshja Mba-Binstouka, ka humbur Mehmetin të dëmtuar në ndeshjen e fituar 4-0 kundër Erzenit. Lojtari nuk do të jetë e sigurtë edhe në Niko Dovana të dielën e 17 marsit, në pritje të rezultateve që do të saktësojnë kohët e rikuperimit.

Lexo më tejPartizani, rikthehen “peshat e rënda”: Skuka, Rrapaj e Keko kthehen me Erzenin, në dyshim Mehmeti

Rrapaj pas pushimit të së hënës është kthyer të punojë me grupin dhe do të marrë vendin e tij në mesin e fushës, por do të mungojë Preka, i ndëshkuar me karton të kuq kundër shijakasve për një neglizhencë defensive që do t’i kushtojë skualifikimin. Mbrojtësi i bashkohet të dëmtuarve Mensah e Bytyçi. Sulmuesi do të kthehet vetëm pas pauzës së kombëtares, ndërsa mbrojtësi i ardhur në verë nga Kukësi e ka mbyllur tashmë sezonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *