• |
ide | kryesore

Aktorja Olivia Munn tregon luftën me kancerin

Paparazzi, Slider



Olivia Munn është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Të mërkurën, aktorja e X-Men: Apocalypse, 43 vjeçe, postoi një seri fotosh në Instagram nga viti i kaluar kur ajo po trajtohej në spital pasi mësoi për diagnozën e saj.

“Në shkurt të vitit 2023,  bëra një test gjenetik që ju kontrollon për 90 gjene të ndryshme të kancerit,” filloi Olivia. “Unë u testova negativ për të gjithë, përfshirë BRCA (gjeni më i njohur i kancerit të gjirit). Edhe motra ime Sara sapo ishte rezultuar negative. Po atë dimër bëra edhe një mamografi normale.”

Dy muaj më vonë u diagnostikova me kancer gjiri,” vazhdoi ajo. “Në dhjetë muajt e fundit kam pasur katër operacione, aq shumë ditë të kaluara në shtrat që as nuk mund t’i numëroj dhe kam mësuar më shumë për kancerin, trajtimin e kancerit dhe hormonet sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë.”

Çuditërisht, kam qarë vetëm dy herë. Mendoj se nuk kam pasur kohë për të qarë. “ shtoi Munn. “E kam mbajtur private çështjen e diagnozës, edhe shqetësimin, terapinë e ilaçeve dhe rikuperimin. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja një nga pjesët më të vështira të jetës sime.

Aktorja më pas tregoi  se 30 ditë pas biopsisë së saj, ajo kishte një mastektomi të dyfishtë.

“Ndihesha nga ndierja plotësisht mirë një ditë, tek zgjohesha në një shtrat spitalor pas një operacioni 10-orësh të nesërmen. Jam me fat. Ne e kapëm me kohën e duhur duke pasur disa opsione shërimi. Unë dëshiroj të njëjtën gjë për çdo grua që mund të përballet me këtë një ditë,” theksoi Olivia./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *