• |
ide | kryesore

U eliminuan të gjitha nga Champions, por me miliona të fituara: të ardhurat e Inter, Lazio, Milan e Napoli

Sport
Napoli



Asnjë ekip italian nuk është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League 2023/24. Inter, Lazio dhe Napoli u eliminuan në 1/8, ndërsa Milan doli jashtë që në grupe. Në këtë pikë mund të bëhet një vlerësim përfundimtar i të ardhurave, që katër skuadrat italiane kanë marrë nga kompeticioni më i lartë europian. Sidoqoftë, në këtë rast, kuqezinjtë mund ende të rrisin kuotën e tyre për sa i përket të ardhurave nga kupat evropiane, duke pasur parasysh “zbritjen” në Europa League, ku janë ende në garë.

Lexo më tej: Video/ “President sezon i dështuar?”, gazetari provokon De Laurentiis, numri 1 i Napolit reagon

Në shifrat e përpunuara nga Calcio & Finanza, Napoli është përpara të gjithëve, falë renditjes më të lartë historike (që do të thotë, rezultatet europiane të viteve të fundit) dhe market pool më të mirë, sepse ishin kualifikuar si vend i parë në kampionatin 2022/23. Pas tyre vjen Inter që është mbrojtur falë ecurisë së mirë në grup, pa humbje, edhe pse padyshim shifra e vitit të kaluar është e pakrahasueshme kur, falë arritjes në finale, kishin arkëtuar mbi 100 milionë euro. I treti është Lacio, i cili përfitoi edhe nga market pool i dytë, duke pasur parasysh vendin e dytë në Serie A të fundit. I katërti vjen Milan, i eliminuar në grupe, por që mund të ngrihet falë Europa League (ku deri tani ka fituar më pak se 5 milionë e, në rast të çerekfinaleve, do të arrinte në 6.6 milionë).

RENDITJA E TË ARDHURAVE NGA CHAMPIONS

INTER       LAZIO      MILAN     NAPOLI
Bonusi i pjesëmarrjes            15,64          15,64         15,64         15,64
Renditja historike                  20,48          15,93         19,34        22,75
Market pool 1                           3,4              5,1              1,7             6,8
Market pool 2                          4,53            4,53           3,4            4,53
Ndeshja e parë e grupit         0,93            0,93           0,93          2,8
Ndeshja e dytë e grupit          2,8              2,8             0,93          0
Ndeshja e tretë e grupit         2,8               0                0                2,8
Ndeshja e katërt e grupit       2,8              2,8             2,8             0,93
Ndeshja e pestë e grupit        0,93            2,8             0                0
Ndeshja e gjashtë e grupit     0,93            0                2,8             2,8
Kuotat e barazimeve               0,74            0,74           0,49          0,74
Bonus 1/8 e finaleve                9,6              9,6             0                9,6
TOTALI                                      65,58          60,87        48,03       69,39



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *